“Sekiraqa vs Capat”, lufta e grupeve që tronditi kryeqytetin

Aktuale

“Sekiraqa vs Capat”, lufta e grupeve që tronditi kryeqytetin

Më: 3 janar 2025 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Në muajin mars të 2024-tës, u panë duke u përleshur fizikisht në rrugë.

Aty, Pajtim Gashi  nga grupi i njohur si “Capat “ mbeteti edhe  i plagosur me armë zjarri, ndërsa i dyshuar për këtë incident ishte Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës.

Shkumbin Sekiraqa për këtë rast u arrestua me 3 qershor nga organet e rendit e ndaj tij u ngrit një aktakuzë më 27 maj.

Me 27 gusht do të ngritej aktakuzë ndaj tij, ku thuhej se për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi, kishte nxjerrë armën e zjarrit, dhe kishte shtënë në drejtim të tij e më pas e kishte goditur në kokë me kondakt të armës.

Mbase ky veprim i organeve të rendit bëri që grupi “Sekiraqa” e “Capat” të takohen në një kafene në Prishtinë që të merren vesh me datë 1 shtator.

Por, ai takim vetëm sa do të përkeqësonte raportet mes tyre.

Kjo pasi që të dy  grupet u përfshinë në një përplasje me armë zjarri mes vete në rastin që trazoi lagjen “Aktash” por edhe gjithë Prishtinën.

Në kafenen ku ishte edhe Salih Sekiraqa, dyshohet se u gjuajt me armë zjarri të tipi “AK 47”, nga grupi i “Capave”, pastaj njejtë vepruan edhe nga grupi “Sekiraqa”.

Si pasoj e këtyre gjuajtjeve kishin mbetur i vdekur një anëtar i familjes Gashi, e pesë të tjerë të palgodsur.

Mes tyre u gjuajtën mbi 100 plumba, në bazë të gëzhojave që Policia e Kosovës i ka gjetur në vendin e ngjarjës.

Skena të tilla nuk kishin parë asnjëherë më parë as banorët që jetonin aty.

“Jena ndër banorët e parë që jena dalë, kena parë persona të shtrirë, prej kësaj distance janë dëgjuar ofshamat, thirrjet, oh nanë, natyrisht shumë moment i ranë”, kishte thënë një dëshmitare.

Hetimet e policisë vazhduan gjatë në vendin e ngjarjës, sa qe deri në orën 16:00 të dy shtatorit ekipet e forenziks mblodhën prova, pra mbi 16 orë.

Policia  gjatë ketyre hetimeve gjetën edhe një armë në afërsi të vendit  te ngjarjës që dyshohet që i takonte njërit nga dy grupet, e që ishte hedhur prapa një shtëpie pas konfliktit.

Policia nga aty edhe konfiskoi vetura, njëra ndër to ishte edhe kjo që ishte e blinduar e që i takonte Sali Sekiraqës, që kishte mbetur i plagosur.

E gati 2 javë më vonë edhe një e person tjeter u arrestua për manipulim të provave.

I njëjti kishte fshehur dy armë, njëra që dyshohet se i takonte Sali Sekiraqës, akt që ishte kapur nga kamerat e sigurise.

Policia, pas të shtënave në Aktash kishte aktivizuar numër të madh të pjesëtarëve të saj.

Menjëherë pas trast rastit, u rikthyen diskutimet për funksionalizimin e policisë së kryeqytetit, por edhe kritikat për prokurorinë dhe mungesën e hapave për parandalimin eventual të një rasti të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat