Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka vizituar të premten odën e familjes Sinani në Korreticë të Ulët në Drenas.
Ai ka thënë se programi i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza janë garanci për ndryshim.
Postimi i plotë:
Një mikpritje e ngrohtë dhe e veçantë në odën e familjes Sinani në Korreticë të Ulët, Drenas, ku ndihet fuqishëm fryma e bashkimit dhe përkrahjes.
Sot, më shumë se kurrë, çdo familje dhe çdo qytetar i Kosovës është pjesë e një vizioni të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Programi ynë konkret, kandidati ynë i përkushtuar për Kryeministër dhe lista jonë e përzgjedhur me kujdes për deputetë janë garancia juaj për ndryshim.
Së bashku, do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e progresit të qëndrueshëm, zhvillimit ekonomik dhe arsimit të cilësisë së lartë.