Profesori nga Parisi përmend tri gjëra ‘kryesore’ që janë risistemuar nga qeveria Kurti/ Ja ‘thirrja’ për qytetarët

Aktuale

Profesori nga Parisi përmend tri gjëra ‘kryesore’ që janë risistemuar nga qeveria Kurti/ Ja ‘thirrja’ për qytetarët

Nga: N.E Më: 4 janar 2025 Në ora: 08:01
Nezir Kraki

Profesori nga Parisi dhe tashmë kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje- Guxo, Nezir Kraki, ka përmendur tri gjëra për t’u kuptuar se Kosova është ristemuar nga brenda katër viteve.

Sipas tij, është veriu, telekomi dhe Ibër Lepenci.

Tutje, ai sipas tij ende ka punë që duhet të vazhdohet edhe me një mandat që të sipërpërmendurat të mbesin të Kosovës dhe jo të bandave.

Postimi i plotë:

- Veriu -

U gjet nën bandat e Beogradit dhe u kthye në dorë të shtetit të Kosovës.

- Telekomi -

U gjet nën krim ekonomik dhe në prag falimentimi, u kthye në rimëkembje dhe fitim.

- Iber Lepenci -

Nga humbjet masive dhe sulmi terrorist në fitim dhe funksionalizim.

Mjaftojnë këto tri gjëra, në mesin e dhjetra tjerave, për ta kuptu që Kosova është risistemu nga brenda këto 4 vite. Dmth që sistemi është riparu dhe hallkat e shtetit kanë fillu të funksionojnë normalisht.

Ende ka punë, prandaj duhet të vazhdohet edhe me një mandat që Veriu, Telekomi, Iber-Lepenci e shumë tjera te mbesin te Kosoves, jo te bandave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat