Ish-negociatojra e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se terminologjia e ambasadorit të ri të BE-së në Kosovë është e rrezikshme.
Sipas saj, ai po kërkon ‘zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës”, gjë që ka implikime të rrezikshme territoriale.
Madje,Tahiri thotë se duhet kërkuar që të tërhiqet kjo deklaratë e tij.
Postimi i plotë:
Terminologjia e rrezikshme e Ambasadorit te ri te BE ne Kosove - ai kerkon 'zgjidhje te qendrueshme per veriun e Kosoves' ndoshta ka menduar per serbet e veriut, mirepo kjo terminologji ka implikime te rrezikshme territoriale - andaj duhet kerkuar zyrtarisht te terhiqet kjo deklarate, ndersa pse ka ndodhur nuk duhet te na habis, sepse kjo Qeveri jo vetem qe mbushi veriun me forca te KFOR-it por dy here u sulmua veriu nga Serbia vitin e kaluar - ky eshte pra sovranitetit i fjaleve boshe te Kurtit..qeveria e re duhet te ket prioritet rendin, ligjin dhe demokracine ne veri, para se nje terminologji e tille te behet realitet nga diplomacia evropiane..