Gjendja në pikat kufitare: Deri në tri orë pritje në Merdarë, një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë

Aktuale

Gjendja në pikat kufitare: Deri në tri orë pritje në Merdarë, një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e mërgimtarëve me orë të tëra, nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Pritjet e mërgimtarëve janë prej dy orë e gjysmë deri në tri orë në Merdarë, ndërsa pritje deri në një orë po shënohen në Jarinje.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë e gjysmë.

Kurse, në pikat e tjera kufitare, pritjet më të gjata janë prej 3 deri në 15 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat