Ky është 37 vjeçari që vdiq në vetaksidentin e rëndë

Aktuale

Ky është 37 vjeçari që vdiq në vetaksidentin e rëndë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 15:14
Viktima, Florian Ilazi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, ku për pasojë një person rreth moshës 37-vjeçare ka humbur jetën.

Media mëson se viktima e këtij aksidenti është 37-vjeçari, Florian Ilazi.

Sipas informacioneve që posedon media, viktima është vetaksidentuar me veturë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat