Lirohet nga Serbia ish-ushtari i UÇK-së, gazetari jep detaje: Proceset zvarriten…

Aktuale

Lirohet nga Serbia ish-ushtari i UÇK-së, gazetari jep detaje: Proceset zvarriten…

Më: 4 janar 2025 Në ora: 15:15
Momenti kur Hasan Dakaj mbërriti në Kosovë

Ka mbërritur të premten në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në Serbi.

Dakaj ishte arrestuar më 5 janar 2024 në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën dhe Serbinë. Për të dhënë më tepër detaje rreth kësaj ngjarje ishte i ftuar në Euronews Albania, gazetari nga Kosova Urall Boshnjaku i cili tha në një intervistë për Greta Topjanën se rasti i Dakajt nuk është i vetmi.

“Si zakonisht Serbia di ti zvarrisë këto proceset ku janë përfshirë ish-ushtarët e UÇK-së të cilët kanë qenë pjesë aktive e luftës në Kosovë, të cilët për llogari të Serbisë konsiderohen si terroristë të cilët kanë kryer krime lufte mbi popullatën serbe në Kosovë, pavarësisht se UÇK ka qenë duke luftuar në tokat e saj dhe dihet botërisht se nuk kanë kryer krime mbi civilet.

Dakaj i cili u arrestua më 5 janar të vitit të kaluar u lirua ditën e djeshme e menjëherë u prit menjëherë nga familjarët. Rasti i Dakaj nuk është rasti i vetëm që Serbia ka arrestuar ushtarë të UÇK-së. Rreth dy muaj më parë është liruar nga paraburgimi dhe një nga ushtarët i cili ishte arrestuar më 15 tetor të vitit të kaluar, Sadik Duraku. Këta të dy nuk janë të vetmit, pasi edhe Nezir Mehmetaj ka marr një dënim prej 6 vitesh dënim nga gjykatat e Serbisë, por prap këta nuk janë të vetmit”,-tha gazetari Boshnjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat