Nesër kryeministri Kurti në Mitrovicë, Bahtiri: Nga zotimet tek progresi

Aktuale

Nesër kryeministri Kurti në Mitrovicë, Bahtiri: Nga zotimet tek progresi

Më: 4 janar 2025 Në ora: 16:35
Kurti dhe Bahtiri

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së me numër 81, Agim Bahtiri ka njoftuar se ditën e nesërme Kryeministri Kurti do të jetë i pranishëm në Mitrovicë.

Me moto “Nga zotimet tek progresi” ai ka ftuar të gjithë miqtë dhe qytetarët që të marrin pjesë në takimin me kryeministrin Kurti.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 16:30 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Kujtojmë, se më 11 janar nis fushata zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat