Kandidati për deputet nga radhët e VV-së me numër 81, Agim Bahtiri ka njoftuar se ditën e nesërme Kryeministri Kurti do të jetë i pranishëm në Mitrovicë.
Me moto “Nga zotimet tek progresi” ai ka ftuar të gjithë miqtë dhe qytetarët që të marrin pjesë në takimin me kryeministrin Kurti.
Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 16:30 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Kujtojmë, se më 11 janar nis fushata zgjedhore.