Mbrëmjen e së premtes, në “Dragodan” të Prishtinës u vendosën shiritat e Policisë.
Kjo pasi në këtë rrugë pati të shtëna me armë zjarri.
E për pasojë, një person mbeti i plagosur.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një të dyshuar.
“Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet nga Policia e Kosovës.
E për gjendjen e viktimës, nga QKUK thonë se është stabile.
“Pacientin e kemi pranuar në mjekimin intensiv qendror është në trajtim e sipër, gjendja e tij për momentin është stabile por prapë vazhdon të jetë në mjekim intensiv qendror”, tha drejtori i Klinikës së Intensives në QKUK, Shaqir Uka.
Siç ka mësuar televizioni, njësitet speciale të Policisë kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për bastisje.
Televizioni tentoi të mësojë më shumë detaje mirëpo nga Policia thanë se nuk ka ende diçka konkrete, derisa konfirmuan se hetimet po vazhdojnë.