Plagosja në Prishtinë, flasin nga QKUK për gjendjen e viktimës

Aktuale

Plagosja në Prishtinë, flasin nga QKUK për gjendjen e viktimës

Më: 4 janar 2025 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së premtes, në “Dragodan” të Prishtinës u vendosën shiritat e Policisë.

Kjo pasi në këtë rrugë pati të shtëna me armë zjarri.

E për pasojë, një person mbeti i plagosur.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një të dyshuar.

“Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura,  ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E për gjendjen e viktimës, nga QKUK thonë se është stabile.

“Pacientin e kemi pranuar në mjekimin intensiv qendror është në trajtim e sipër, gjendja e tij për momentin është stabile por prapë vazhdon të jetë në mjekim intensiv qendror”, tha drejtori i Klinikës së Intensives në QKUK, Shaqir Uka.

Siç ka mësuar televizioni, njësitet speciale të Policisë kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për bastisje.

Televizioni tentoi të mësojë më shumë detaje mirëpo nga Policia thanë se nuk ka ende diçka konkrete, derisa konfirmuan se hetimet po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat