Ish ushtaraku për qeverinë e re: Me ndihmën e Trumpit, këto pozita do të mbajnë Ramushi, Sami Lushtaku e familja e tij

Aktuale

Ish ushtaraku për qeverinë e re: Me ndihmën e Trumpit, këto pozita do të mbajnë Ramushi, Sami Lushtaku e familja e tij

Nga: H.O. Më: 4 janar 2025 Në ora: 18:07
Ramush Haradinaj/ Sami Lushtaku

Ish ushtaraku shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Muharrem Maralusha në një postim të tij në facebook shkruan se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të zgjidhet kryeministër i Gllogjanit, vendlindjes së tij, me ndihmën e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Maralusha shkruan tutje se Haradinaj do të jetë edhe mbikëqyersi i doganave bashkë me Sami Lushtakun dhe familjen e tij.

Postimi i plotë:

Trumpi do ta voton Ramushin për kryeministër të Gllogjanit dhe si ndërmjetës kryesor për investimet e Radojҫiqit në Kosovë.

Grenell do të jetë këshilltari kryesor i Serbisë për zhvillimin e Trepҫës dhe të Brezovicës. E të tjerët nga opozita do të votohen si drejtora dhe anëtarë të bordit në sipërmarrjet kryesore në Kosovë. Poashtu, mbikëqyrësi kryesor i doganave do të emërohet Ramushi e mbikqyrësi i tij (I Ramushit) do të emërohet Sami Lushtaku dhe familja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat