Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj është takuar sot me të rinjtë e Suharekës, për të cilët thotë se janë rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese.
Përmes një shkrimi në Facebook të profilin e NISMA-s thuhet se “si kurrë më parë, rinia e Kosovës ka nevojë për njerëz që kanë veçVEPRA, për ta rikthyer fuqishëm vendin në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi inovative, siguri energjetike dhe rikthimin e investimeve në kulturë e sport”.
Postimi i plotë:
Rinia e Suharekës është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese, veç VEPRA!
Sot bashkëbiseduam me të rinjtë e Suharekës për rolin e rinisë, jo vetëm në këto zgjedhje, por për Kosovën në vazhdimësi.
Roli i rinisë në vend është thelbësor, bazuar në energjinë, pozitivitetin dhe kreativitetin e tyre.
Si kurrë më parë, rinia e Kosovës ka nevojë për njerëz që kanë veç VEPRA, për ta rikthyer fuqishëm vendin në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi inovative, siguri energjetike dhe rikthimin e investimeve në kulturë e sport.