​Kolona edhe në orët e mbrëmjes në pikat kufitare

Aktuale

​Kolona edhe në orët e mbrëmjes në pikat kufitare

Më: 4 janar 2025 Në ora: 20:20
Ilustrim

Edhe në orët e mbrëmjes vazhdon fluksi i udhëtarëve me automjete në pikat kufitare të Kosovës.

Në Merdare pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë nga 280 në 300 minuta, me kolona në gjatësi deri në 2500 metra, ndërsa nuk ka pritje për të hyrë në këtë pikë kufitare.

Pritje të theksuara ka edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë me pritje deri në 50-60 minuta dhe kolona e automjeteve është 400 metra e gjatë, ndërsa në hyrje pritjet janë 5 minuta me kolonë e gjatë 10 metra.

Edhe në Muçibabë ka pritje deri në 90 minuta, me kolona deri në 600 metra, ndërsa pritjet në Mutivodë janë 50 deri në 60 minuta, me kolona deri në 300 metra. Kolona ka edhe në dalje të Jarinjes dhe Bërnjakut, prej 150 deri në 800 metra, me pritje deri në 50 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk ka ngarkesë të pritjeve dhe as kolona të automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat