Kandidatja e LDK-së për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu bashkë me strukturat e partisë ka prezantuar në Malishevë planin për sistemin e arsimit.
Ajo ka thënë se vetëm me udhëheqjen e LDK-së ky plan mund të bëhet realitet.
Postimi i plotë:
Sonte në Malishevë, me strukturat udhëheqëse të LDK-së në këtë komunë, prezantova planin tonë për një sistem arsimor cilësor, që vetëm me udhëheqjen e LDK-së mund të bëhet realitet.
Me një vizion të qartë dhe udhëheqje të përgjegjshme do të ndërtojmë një Kosovë ku çdo qytetar ndjehet i sigurt, ku perspektiva për një jetë më të mirë është e prekshme dhe ku shpresat nuk mbeten thjesht ëndrra, por shndërrohen në realitet.
Ndryshimi i vërtetë me kryeministër Lumir Abdixhiku është afër!
Rrugën e bëjmë bashkë.
Falenderoj kryetarin e degës së Malishevës Fatmir Ademaj dhe gjithë strukturën për diskutim të frytshëm dhe dinamikë mobilizuese me atmosferë fantastike.