Pacolli jep lajmin: Kompania ime fitoi arbitrazhin në rastin e Grandit

Aktuale

Pacolli jep lajmin: Kompania ime fitoi arbitrazhin në rastin e Grandit

Më: 4 janar 2025 Në ora: 22:24
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kompania e tij “Mabco Contsruction” ka fituar siç u shpreh ai, drejtësisht arbitrazhin ndërkombëtarë, siç shkroi Pacolli, i organizuar nga dhoma  e posaqme e Bankës botërore në Washington për rastin e Grandit, ndaj Shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tregoi se çka parashikon vendimi.

Postimi i plotë

Më në fund, kompania ime **Mabco Construction Int.** ka fituar drejtësisht arbitrazhin ndërkombëtarë i organizuar nga dhoma e posaqme e Bankës botërore në Washington për rastin e Grandit, ndaj Shtetit të Kosovës.

Vendimi parashikon që Qeveria e Kosovës duhet:

**Të rikthejë shumën e paguar nga Mabco**

për objektin që, për shkak të refuzimit për të paguar haraç, nuk iu njoh kurrë e drejta e pronësisë, megjithëse pagesen Qeverija e  kishte inkasuar në kohë (në vitin 2006).

Ky triumf në arbitrazhin ndërkombëtar është një sinjal i qartë se

**“E drejta vonohet, por gjithmonë del në dritë”**.

Disa mesazhe të rëndësishme që sjell ky vendim janë:

a) **Çfarë nuk është , kurrë nuk mund të bëhet e jotja!**

b) **Një sinjal tjetër i qartë është nevoja për një sistem drejtësie të paanshëm dhe funksional**, që garanton të drejtat e investitorëve dhe i mbron ata.

Vetëm në një sistem dinjitoz investitorët mund të kenë besim për të investuar në vend.

Unë gjithmonë kam refuzuar çdo gjë që nuk më përkiste, por kam mbrojtur atë që është e imja.

c) **Vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar, është një obligim për Qeverinë që të kthejë shumën që Mabco e pagoi në vitin 2006 në llogarinë e shtetit.

Në këmbim, Qeveria kishte  ofruar asgjë dhe duke refuzuar njohjen e Mabco si aksionare në objektin e blerë, ndonëse marrëveshja ishte e qartë dhe Qeveria e Kosovës ishte dy herë e informuar per këtë.

d) Ky vendim nxjerr në pah poashtu edhe tentativat për mashtrim të Zylqif Berishës, i cili, me skenarët dhe njerëzit e tij të “fortë”, për 18 vite më ka shkaktuar shumë kokëçarje.

Por, në fund, drejtësia triumfoi e Berisha per shkak të lakmive të tij sot mundet me e pa Hotelin Grand vetem nga distanca.

Po të kishte qenë korrekt Zylqif Berisha , sot Hoteli Grand do të ishte një perl e ai do të ishte pronar, si në marrëveshje i 40%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat