Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim me qytetarë edhe në Stravuqinë të Suharekës.
Ai shkroi se edhe atje kanë pasur një pritje e ngrohtë dhe me plot interesim, duke shtuar se ishte një momentum i jashtëzakonshëm.
Postimi i plotë:
Sapo mbyllëm ditën sot, për të thënë mbrëmjen më drejtë, në fshatin Stravuqinë të Suharekës. Sërish, një pritje e ngrohtë, e madhe, e plot interesim - sidomos nga të rinjtë - në këtë fshat të vogël por me zemër të madhe!
Momentum i jashtëzakonshëm dhe këtu. LDK është kthyer në rrënjë; prandaj na presin hapur, prandaj na mbështesin me plot zemër, prandaj na ringrisin ku na kanë parë gjithëherë!
LDK afron, përbashkon dhe ndërton të ardhmen për popullin e vet, për Republikën tonë dhe gjithë breznitë që do të vijnë pas nesh!
Sapo mbyllëm ditën sot, për të thënë mbrëmjen më drejtë, në fshatin Stravuqinë të Suharekës. Sërish, një pritje e ngrohtë, e madhe, e plot interesim - sidomos nga të rinjtë - në këtë fshat të vogël por me zemër të madhe! Momentum i jashtëzakonshëm dhe këtu. LDK është kthyer në rrënjë; prandaj na presin hapur, prandaj na mbështesin me plot zemër, prandaj na ringrisin ku na kanë parë gjithëherë! LDK afron, përbashkon dhe ndërton të ardhmen për popullin e vet, për Republikën tonë dhe gjithë breznitë që do të vijnë pas nesh! ✌️