Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona - ja çka sekuestron

Aktuale

Po shkruanin grafite në Leposaviq, policia kap në flagrancë tre persona - ja çka sekuestron

Më: 5 janar 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një incident i prishjes së rendit dhe qetësisë publike është raportuar në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq, në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit.

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët u kapën në flagrancë duke shkruar grafite të ndryshme në një objekt.

Gjatë kontrollit të kryer në veturën e tyre, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar katër sprejë dhe një maskë, që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e tyre.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet në lidhje me rastin vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat