Kurti në Gjakovë: Shumë projekte janë drejt përfundimit

Aktuale

Kurti në Gjakovë: Shumë projekte janë drejt përfundimit

Më: 5 janar 2025 Në ora: 18:22
Albin Kurti

Në qytetin e Gjakovës, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur serinë e takimeve me qytetarët, duke shpalosur, sipas tyre, arritjet e Qeverisë Kurti gjatë katër viteve të mandatit të saj.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij, theksoi se Gjakova dhe qytetarët e saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në çdo etapë të proceseve kombëtare, duke lënë gjurmë të thella në rrugëtimin për ndryshim dhe zhvillim që nisi katër vjet më parë.

“Gjakova dhe qytetarët e saj lanë gjurmë në çdo etapë ngjarjesh dhe periudhë procesesh kombëtare. Ishin e janë pjesë e rrugëtimit për ndryshim dhe zhvillim që filloi katër vjet më parë.

E ne ishim sot atje për t’i falënderuar për mbështetjen dhe për të diskutuar rreth rezultateve që kemi arritur së bashku.

Shumë punë janë përfunduar për këto katër vjet, shumë projekte rrugës drejt përfundimit e edhe më shumë na presin në të ardhmen,” tha Kryeministri Kurti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat