Abdixhiku nga Malisheva: Në çdo fshat po gjejmë mbështetje

Aktuale

Abdixhiku nga Malisheva: Në çdo fshat po gjejmë mbështetje

Më: 5 janar 2025 Në ora: 20:21
Lumir Abdixhiku në Malishevë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar fshatin Lubizhdë të Malishevës, nga ku ka thënë se “lidhja po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë”.

Ai tutje ka shkruar se qytetarët kanë pritur një LDK si kjo që tashmë e kanë, zë veprues në beteja.

“Pas Turjakës, u ndalëm në Lubizhdë. Edhe në këtë fshat të Malishevës, na pritën plot qytetarë me plot entuziazëm dhe thirrje të njëjtë për ndryshim. Ndryshim të madh në vend! Në çdo fshat e çdo takim, po gjejmë mbështetje.

Po gjejmë qytetarë që kanë pritur një LDK si kjo. Që i përfaqëson, i kupton, i bëhet zë veprues në betejat që kanë.

Këtë LDK tashmë e kanë. Prandaj lidhja jonë sot po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë!

Ju faleminderit! Vazhdojmë në Shtime, Pozharan e Smirë sonte!”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat