Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar fshatin Lubizhdë të Malishevës, nga ku ka thënë se “lidhja po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë”.
Ai tutje ka shkruar se qytetarët kanë pritur një LDK si kjo që tashmë e kanë, zë veprues në beteja.
“Pas Turjakës, u ndalëm në Lubizhdë. Edhe në këtë fshat të Malishevës, na pritën plot qytetarë me plot entuziazëm dhe thirrje të njëjtë për ndryshim. Ndryshim të madh në vend! Në çdo fshat e çdo takim, po gjejmë mbështetje.
Po gjejmë qytetarë që kanë pritur një LDK si kjo. Që i përfaqëson, i kupton, i bëhet zë veprues në betejat që kanë.
Këtë LDK tashmë e kanë. Prandaj lidhja jonë sot po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë!
Ju faleminderit! Vazhdojmë në Shtime, Pozharan e Smirë sonte!”, shkruan ai.