Vetëm në dy pika kufitare aktualisht ka kolona të automjeteve sipas të dhënave nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.
Në dalje te Dheu i Bardhë kolona është 100 metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve shkojnë deri në 20 minuta, ndërsa për të hyrë në këtë pikë kufitare pritjet janë pesë minuta.
Edhe në pikën tjetër kufitare Merdarë kolonat në dalje janë 100 metra gjatësi, me pritjet e qytetarëve deri në 50 minuta, ndërsa në hyrje pritjet zgjasin 3-5 minuta.
Ndërsa në Jarinje pritjet në dalje janë 15-20 minuta, sikurse edhe në hyrje të kësaj pike kufitare, por nuk ka kolona në asnjërën anë të kufirit.