Pritje madhështore në Gjakovë e Mitrovicë, Kurti: Rrugëtimi i ndryshimit do të marrë hov të ri edhe pas 9 shkurtit

Aktuale

Pritje madhështore në Gjakovë e Mitrovicë, Kurti: Rrugëtimi i ndryshimit do të marrë hov të ri edhe pas 9 shkurtit

Nga: M.L. Më: 5 janar 2025 Në ora: 20:54
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar ka publikuar një postim emocionues gjatë vizitës së tij në Gjakovë dhe Mitrovicë, duke theksuar rëndësinë e këtyre dy qyteteve dhe arritjet e qeverisë së tij gjatë mandatit të dytë.

Kurti ka nisur fjalimin duke shpjeguar se zgjedhja e këtyre dy qyteteve për fillimin e aktiviteteve të parafushatës nuk ishte rastësore. Ai theksoi se Gjakova, që ka pësuar më së shumti gjatë luftës, dhe Mitrovica, e cila ka përjetuar sfida të mëdha pas luftës, janë simbolika të forcës dhe qëndresës së qytetarëve të Kosovës, të cilët vazhdojnë të punojnë për një të ardhme më të mirë.

Në përmbyllje të mandatit të tij të parë, Kurti ka shprehur se Mitrovica është në një fazë të re zhvillimi. Ai ka lavdëruar rëndësinë e qytetit për industrinë e minierave, duke e lidhur me emrin e Trepçës dhe Ujmanit, dhe ka përmendur figura historike si Isë Boletinin, duke nxjerrë në pah rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe sportive të qytetit.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat