Në garën për t’u bërë deputet, së fundmi kanë aderuar edhe disa personazhe nga skena muzikore.
Bëhet fjalë për Edona Llalloshin e Genc Prelvukaj.
E, në mesin e tyre dikur ishte edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili në një interevistë dhënë për GazetaBlic, komenton aderimin e tyre nga muzika në politikë.
Ai thotë se këngëtarin e njohur, Genc Prelvukaj, e ka shtyer që të fillojë qysh kohë më parë në skenën politike, ndërsa për këngëtarën Edona Llalloshi shprehet se e ka mikpritur me simpati.
“Genci në poltikë është moti, Gencit ia kam mbushur mendjen në 2010-tën për me hy në politikë dhe ai ka qenë një prej bashkëpunëtorëve të mijë jo vetëm në muzikë por edhe në politikë e insitucione ka qenë pjesë e kabinetit tim, ministrit i Kulturës, Rinisë dhe Sportit prej 2011-2014, ka qenë anëtar i këshillit drejtues të PDK-së qysh para më shumë se 10 vitësh e ka pas një shkëputje përshkak të fokusit të tij në përfundimin e doktuarturës në fusha të historisë e ka bërë një studim të jashtëzakonshëm që mezi prej ta lexoj, për fiset shqipare. Dhe sot është duke garuar për herë të parë si kandidat për deputet, pra në politikë e ka një rrugëtim goxha të gjatë, Edonën e kam parë që ka hyrë në garë për deputete dhe e kam përshendet me simpati vendmin e saj”, pohoi ai.
Ai shton se të gjithë njerëzit që kanë një fytyrë publike, pavarsisht cilës fushë i përkasin, aderimi i tyre në politikë do të fisnikëronte këtë fushë, pasi që i njejti politikën aktuale e definon me fjalën ‘toksiticitet’.
“Kështu të gjithë njerëzve që kanë një fytyrë publike që kanë një përvojë që e kanë një identitet në fusha të ndryshme, pavarsisht në muzikë, në art, në sport, në kulturë e kudo tjetër, mendoj që është një vlerë e shtuar kur hynë në politikë, dhe mendoj që qëllimi I të gjithëve është me fisnikëru politikën, se politika aktuale sidomos e viteve të fundit që është përshkruar me një toksiticitet më të madh sesa që duhet ka nevojë me u fisnikëru prej njerëzve që vijnë jashtë saj” tha Krasniqi.