Qytetarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përballen me pritje të gjata.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:15), situata paraqitet më e ngarkuar në pikën kufitare në Merdar, ku pritjet për automjete arrijnë nga 100 deri në 120 minuta në dalje.
Gjithashtu, aty është regjistruar një kolonë e gjatë prej 1 kilometër.
Ndërkohë, pika të tjera si Dheu i Bardhë kanë pritje deri në 20 minuta për dalje dhe një kolonë prej 80 metrash.
Në pikat si Hani i Elezit, Jarinje, Vërmicë, dhe të tjera, pritjet janë minimale duke u kufizuar nga 3 deri në 5 minuta, si për automjetet ashtu edhe për kamionët.
Udhëtarët këshillohen të monitorojnë përditësimet e situatës në kufi për të shmangur vonesat e gjata. Për më shumë informacion, mund të klikoni KËTU.