Avokati dhe analisti, Spartak Ngjela ka bërë një shkrim në lidhje me shtetet shqiptare dhe krizën në të cilën ka hyrë Serbia.
Se pari, ai tha se duke marrë parasysh zhvillimet e brendshme në shtetin serb, gjithçka po vjen në favor të botës shqiptare në Ballkan.
Madje, Ngjela potencoi faktin se “...e gjithë kriza politike dhe konfliktet e brendshme politike të Serbisë i ka krijuar Kosova”, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Shqipëria sot nuk është më një shtet i dobët, sepse brenda gravitacionit të saj janë dhe tre shtete të tjerë shqiptarë: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe një i katërt që po del dhe që është Çamëria.
Serbja po hyn në një krizë të re.
Janë studentët që po kërkojnë të rrëzojnë Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Por mund të ketë edhe arsye dhe forca të tjera, sipas pyetjes: Studentet që janë ngritur në Serbi, kush po i drejton?
Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë i rritur dhe i edukuar me një gen antiperëndimor dhe prorus, është në krizë tërësore dhe e ka shpresën tek Rusia.
Por gjithçka po vjen në favor të botës shqiptare në Ballkan. Kjo sepse e gjithë kriza politike dhe konfliktet e brendshme politike të Serbisë i ka krijuar Kosova.
Por ne ndërkohë në këtë analizë duhet të theksojmë se sot është arritur pavarësia e Kosovës, dhe ky është një shtet i dytë shqiptarësh.
Por shteti i dytë shqiptar e ka futur të gjithë botën sllave në Evropë në një krizë shpirtërore dhe politike njëherësh. Por më keq që shkon deri në degradim, është Serbia.
Sepse Serbisë tani i ka dalë në skenën politike shqiptaria me tre shtete: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Po Serbia?I
Shqiptaria e ka mundur, por ajo bën sikur s’kupton.