Me uljen e temperaturave dhe përkeqësimin e kushteve të rrugëve, aksidentet në komunikacion po rriten, duke përfshirë edhe ato me pasoja fatale.
Sipas Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, çdo aksident i rëndë ka më shumë se një faktor shkaktar, dhe shpejtësia mbetet një nga shkaktarët kryesorë.
“Policia ka statistikat që tregojnë se ku ndodhin aksidentet më shpesh, por prezenca e tyre nuk është statike në këto zona të rrezikshme, tha Dedaj.
Ai njëherësh ka theksuar se ndonëse dënimet janë rritur, aksidentet dhe viktimat janë gjithashtu në rritje, duke arritur deri në 1 mijë të lënduar, çdo muaj, përfshirë edhe persona me aftësi të kufizuara.
“Kosova është lënë në mëshirë të fatit, ku institucionet publike dhe mbikëqyrësit e trafikut nuk po e trajtojnë me seriozitet problemin e aksidenteve”.
“Përpjekjet për të zgjidhur këtë situatë janë të pamjaftueshme, dhe shkatërrimi i infrastrukturës ligjore ka ndikuar në rritjen e aksidenteve”, tha tutje Dedaj në emisionin “Ora 7”.