Hidhet shorti, këta janë numrat për subjektet garuese në zgjedhjet e 9 shkurtit

Aktuale

Hidhet shorti, këta janë numrat për subjektet garuese në zgjedhjet e 9 shkurtit

Më: 6 janar 2025 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin 118, PDK-ja numrin 131, LDK-ja numrin 124 kurse koalicioni AAK-NISMA numrin 137.

Këta janë numrat e disa prej partive politike:

VV - 118

PDK - 131

LDK - 124

AAK – NISMA - 137

Partia e Ashkalinjëve për Integrim – 123

Demokracia Serbe – 116

Lista Serbe – 112

Ynekilici Turk – 130

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 114

PDAK – LPB – 125

Gradanjska Iniciativa – 126

Nasha Bosnjaska Koalicia – 121

Parita kosovksi srba – 120

Srpski narodni proket – 133

Në anën tjetër, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë vendit me postë, kurse më 11 janar fillon fushata.

“Që nga mesi i muajit gusht KQZ-ja po zhvillon përgatitjet intensive për zgjedhjet, dhe deri më tani shumica e përgatitjeve janë kryer. Edhe ngjarja e sotme është e rëndësishme sepse i papaprin aktiviteteve siç është dizajni i fletëvotimit. Më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës me votuesit përmes postës, më 11 janar subjektet politike fillojnë fushatën zgjedhore. Ftoj të gjitha subjektet që t’i përmbahen ligjeve e rregullave zgjedhore”, ka thënë Radoniqi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat