Radoniqi: Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Aktuale

Radoniqi: Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Më: 6 janar 2025 Në ora: 11:49
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes.

“Që nga mesi i muajit gusht KQZ është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri më tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar.

Më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq me 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat