Është tërhequr shorti për renditjen e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo do të garojnë me numrin 118.
Sot po ashtu edhe subjektet e tjera e kanë mësuar renditjen e tyre, bazuar në shortin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas shortit të hedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, LDK-ja do ta ketë numrin 124.