​Marlboro, Jetta Old-Timer, paga e shumë të tjera, Izmir Zeqiri flet për jetën private

Aktuale

​Marlboro, Jetta Old-Timer, paga e shumë të tjera, Izmir Zeqiri flet për jetën private

Më: 6 janar 2025 Në ora: 13:50
Izmir Zeqiri

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut adhuron muzikën e këngën, por nuk i shkon zëri.

Izmir Zeqiri është modest, nuk pëlqen rrobat dhe parfumet e shtrenjta.

Ai në një intervistë për KP flet për herë të parë mbi jetën e tij private, familjen, pasurinë, kursimet, muzikën, gardërobën, njohuritë në përgatitjen e gjellës e shumë të tjera.

I pari i komunës veriore jeton me bashkëshorten, dy vajza e djalin, dhe gjithmonë është i përkushtuar ndaj familjes.

Edhe pse ka dëshirë të përgatisë ushqime, bashkëshortja nuk e lejon shumë në kryerjen e punëve të kuzhinës.

Ai thotë se tymos duhan, por nuk konsumon alkool, ndërsa automjetin gati 40 vjet e ka për qejf dhe nuk e ka shitur as në ditët më të vështira.

Zeqiri tregon edhe momentet kur në ndihmë i kanë dalë familjarët dhe shoqëria. Dhjetë mijë euro ka huazuar nga banka dhe nuk ka kursime, por shprehet tejet i lumtur me jetën dhe familjen.

Zeqiri: Kam kredi 10 mijë euro, kursime s’kam

“E dua muzikën, por zëri nuk më shkon. Kryesisht muzikën popullore edhe pse i dua të gjitha zhanret e muzikës… Mua më karakterizon thjeshtësia, unë nuk shikoj nëse është lirë apo shtrenjtë, vetëm nëse më rri mirë, nuk jam adhurues i rrobave brend, me më ra mirë, më e lira me qenë e di që mund të jetë më elegante për mendimin tim sesa ajo e shtrenjta… Parfum vendos nganjëherë, por jo edhe shpesh, kryesisht me aromë të rëndë… Nuk di ndoshta shumë (të përgatis gjella), por di sa për nevoja të mia… Gruaja nuk më lejon t’i përzihem shumë… Pesë anëtarë jemi, unë me gruan, i kemi edhe dy vajza dhe një djalë… Rreth 10 mijë euro kam kredi… Tash e kam një pagë më të madhe, nuk po më bën që të kursej, por ende paguaj kredinë, çoj një jetë shumë të thjeshtë… Nuk kam, mund të them që tani në bankë mund të kem ndoshta 500 euro ose tash del paga, por nuk jam në minus… Jeta më ka përplasur shumë herë… Natyrisht ka pasur raste kur kam mbetur pa punë dhe nuk kam pasur para… Kam marrë nga shoqëria, por edhe nga vëllai… E kam një ‘Jetta’ shumë të bukur, mos të them ‘Old Timer’ dhe nuk e ndërroj… Është prodhim i vitit 1988 dhe shumë i ruajtur. Shpesh më lusin që ta shes, por nuk e shes… Momentalisht pi “Marlboro 6”… Po, kjo pagë çfarë është, më mjafton për cigare dhe idare… Jo, nuk e përdori (alkoolin)”, ka thënë Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat