Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se po vazhdojnë pritjet e gjata në pikë kalimin kufitarë në Merdarë.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë janë 180 deri në 200 minuta, derisa për të hyrë në Kosovë pritjet janë 03-05 minuta.
Pritje për dalje nga Kosova ka edhe te Dheu i Bardhë 50-60 minuta, derisa për hyrje në këtë pikë kufitare pritjet janë 05 minuta.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të gjitha pikat për hyrje në Kosovë janë të qeta ku pritjet janë 03 – 0-5 minuta.