Kryeministri Albin Kurti, ka premtuar se këtë vit do të themelohet Fondi Sovran, Banka Zhvillimore e Byroja Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Ne së pari duhet të themelojmë Fondin Sovran të Kosovës dhe besojmë që së shpejti do të marrim dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese, dhe paralelisht me këtë edhe Bankën Zhvillimore.
“Në anën tjetër na duhet medoemos Byroja Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Edhe kjo Byro duhet të themelohet sivjet. Në të njëjtën kohë do të duhet ta kemi dhe vetingun për gjyqësorin”, tha Kurti.
Në një intervistë, kandidati për kryeministër nga VV-ja, po ashtu tha se më të nisur fushata, do të bëhen publike dhe projektet e reja për një katërvjeçar tjetër, e që sipas tij ka të bëjë si me projekte që janë të kushtëzuara nga buxheti i vitit 2025, por edhe me projekte të mëdha si ajo e Lojërave Mesdhetare 2030.
“Me të filluar fushata do ta shpalosim programin me projektet e reja për katërvjeçarin, ku disa janë të kushtëzuara qoftë me buxheti e vitit 2025, qoftë me projektet e mëdha si Lojërat Mesdhetare 2030”.