Masat e BE-së ndaj Kosovës, Kurti: Janë vënë padrejtësisht, nuk dihet kur do hiqen

Aktuale

Masat e BE-së ndaj Kosovës, Kurti: Janë vënë padrejtësisht, nuk dihet kur do hiqen

Më: 6 janar 2025 Në ora: 18:58
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se masat e Bashkimit Evropian karshi Kosovës janë vënë padrejtësisht.

Në një intervistë për KosovaPress, shefi i qeverisë tha se nuk dihet se kur do të hiqen këto masa, teksa shton se po punon dhe uron që të hiqen sa më parë.

Si arsye se këto masa nuk po hiqen, Kurti thotë se janë dinamikat e brendshme të Bashkimit Evropian.

“Është interesante se si viktimë e masave të Bashkimit Evropian ka qenë ministri Nenad Rashiq, të cilit iu anuluan vizitat në Bruksel”.

“Deeskalimi në veri ka ndodhur, ne urojmë të mos ndodh rieskalimi, ka pasur përpjekje për rieskalim. Këto granatat e dorës që hidhen, herë në stacionin e policisë, e herë në ndërtesë të komunës, ose përpjkeja për ta hedhur komplet në erë kanalin e Ibër Lepencit, janë përpjekje për rieskalim. Mirëpo të gjithë e dinë që Qeveria e Kosovës nuk është përgjegjëse për këtë, madje edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell dërgoi një raport  të 27-shes evropiane, ku ju tha atyre hiqni masat për Kosovën”, u shpreh Kurti.

“Mirëpo janë disa dinamika të brendshme në Bashkimin Evropian për të cilat fatkeqësisht po e pëson Kosova”.

“Unë punoj e uroj që të hiqen sa më parë, por nuk mund të jap një datë të caktuar për këtë gjë, pasi nuk është që ne ia kemi vënë vetës, por ata na janë vënë padrejtësisht”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat