“M’ka rreh në përvjetor të vdekjes së babait”, martohet e mitur pa miratimin e familjes

Aktuale

“M’ka rreh në përvjetor të vdekjes së babait”, martohet e mitur pa miratimin e familjes

Më: 6 janar 2025 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Dhuna fizike e psiqike nga bashkëshorti e familja e tij, duket se nuk iu ndal asnjëherë Vlora Gashit nga Ferizaj. Në rrëfimin e saj për Kiksin, Gashi ka thënë se familja e tij nuk e mirëpriti ardhjen e saj si nuse e shtëpisë as edhe një ditë të vetme.

E gjithë historia filloi kur Vlora kishte marr vendimin që të martohet me Edonis Gashin, nga fshati Begracë i Kacanikut, dy vjet më parë. Mirëpo, vendimin për martesë e mori sa ishte e mitur, edhe atë pa miratimin e familjes. Sot, dy vjet pas, ndjehet e penduar për vendimin që i shkaktoi vetëm lot e dhimbje.

Sot 19 vjecare, Vlora ka një vajzë pesëmuajshe me bashkëshortin Edonis Gashi, 21 vjecar. Para ligjit, Vlora dhe Edonisi vazhdojnë të jenë burë e grua.

Mirëpo, afërsinë dhe ditët e mira me burrin e saj, Vlora ka thënë se i kishte vetëm gjatë kohës sa ishin në lidhje dhe të pamartuar. Që nga kurorëzimi i dashurisë së tyre e deri më sot, sipas saj, kujtim i vetëm mbetet dhuna në cdo formë të saj. 

Më 15 nëntor të 2024-ës, Vlora vendosi t’i japë fund dhimbjeve dhe të ndahet nga bashkëshorti. Mbrëmja e kësaj date u bë makthi më i keq i saj. Atë natë, Edonis Gashi rrahu gruan e tij dhe nuk u ndal me aq. Sipas Vlorës, edhe babai i Edonisit, e kishte sulmuar mikun, pra vëllain e saj.

Të gjitha vuajtjet e Vlorës, bashkëshorti i saj pretendonte t’i hesht e t’i zhbëjë përmes kërkim faljeve në telefon. Në rrëfimin e saj për Kiksin, Vlora ka paraqitur disa mesazhe të cilat i ka shkmëbyer me bashkëshortin e saj, i cili pas dhunës që ushtronte mbi të, zgjedhte tekstet që t’i kërkonte falje.

Aktualisht, vajza 5 muajshe jeton me babain, dhe Vlorën ky fakt po e mbytë për së gjalli. Ajo thotë se të vetmen gjë që e kërkon është bashkimi me të bijën. Sipas Vlorës, Edonisi nuk e ka lejuar asnjëherë ta shoh vajzën.

Vlora kishte provuar që edhe përmes Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj ta takoi vajzën, por Gashi kishte zgjedhur që mos t’ia sillte vajzën për vizitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat