Gani Geci publikon dokumentin – 29 nacionalistë shqiptarë, të shpallur tradhtarë nga brigada e Ramiz Alisë dhe ekzekutuar nga çetniko-partizanët

Aktuale

Gani Geci publikon dokumentin – 29 nacionalistë shqiptarë, të shpallur tradhtarë nga brigada e Ramiz Alisë dhe ekzekutuar nga çetniko-partizanët

Më: 6 janar 2025 Në ora: 20:19
Gani Geci

Gani Geci, në 80-vjetorin e pushkatimit të gjyshit të tij, Halil Bajraktari, ka publikuar një dokument nga arkivat e Shqipërisë. Ky dokument tregon se 29 nacionalistë shqiptarë janë shpallur tradhtarë nga Brigada e V-të e Ramiz Alisë dhe më vonë janë ekzekutuar nga qetniko partizanet

Geci, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar gjyshin e tij, Bajraktarin e Llaushës, i cili u ekzekutua më 6 janar 1945.

Ai pretendon se Halil Bajraktari u thirr për një bisedë nga figurat komuniste Fadil Hoxha dhe Ali Shukriu, por më pas u vra në mënyrë të pabesë nga OZNA-UDB-ja, një organizatë e drejtuar nga shovinistët serbë si Milladin Popoviqi dhe Nihar Kerrst Filipoviqi.

Sipas Gecit, dokumentet e publikuara së fundmi tregojnë për një bashkëpunim mes udhëheqësve komunistë të Shqipërisë dhe forcave çetniko-partizane, që çoi në përndjekjen dhe ekzekutimin masiv të nacionalistëve kosovarë.

Ai vë theksin në faktin se periudha 1944-1949 ishte ndër më të errëtat për shqiptarët, pasi idealet dhe sakrificat e nacionalistëve u tradhtuan nga udhëheqësit komunistë.

“Pasi lexova dhe analizova këtë dokument, ndarja ime me tradhtinë e Enveristëve-Titistëve dhe pasardhësve të tyre majtistë është përfundimtare,” deklaroi Geci.

Ai e lidh këtë tradhti me pasojat që, sipas tij, janë reflektuar në organizata të mëvonshme si OMLK, LPRK, LPK, PDK dhe LVV, të cilat ai i konsideron vazhdimësi të këtij mentaliteti.

Dokumenti, që daton më 9 dhjetor 1944, është një dëshmi e qartë e ndjekjes dhe eliminimit të patriotëve shqiptarë nga forcat komuniste dhe çetniko-partizane gjatë një prej periudhave më tragjike të historisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat