Kurti: KEK ka shënuar fitim rekord viteve të fundit në vlerë prej 105.7 milionë euro

Aktuale

Kurti: KEK ka shënuar fitim rekord viteve të fundit në vlerë prej 105.7 milionë euro

Më: 6 janar 2025 Në ora: 22:29
Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se 745 punëtorë të rinj i janë bashkuar Korporatës Energjetike të Kosovës në dy vjetët e fundit.

Ai ka thënë se 220 prej tyre nënshkruan kontratat e punës sot.

Tutje, ai ka thënë se KEK-u ka shënuar fitim rekord viteve të fundit në vlerë prej 105.7 milionë euro dhe sipas tij vazhdon të jetë siguresa e sigurisë sonë energjetike.

“KEK-u ka shënuar fitim rekord viteve të fundit në vlerë prej 105.7 milionë euro dhe vazhdon të jetë siguresa e sigurisë sonë energjetike, teksa ecim sigurt drejt tranzicionit të drejtë të energjisë dhe shtimit të kapaciteteve të reja prodhuese. Për një shtet që zhvillohet e ndërmarrje publike në shërbim të qytetarëve. Urime punëtorëve të rinj e punë të mbarë“, ka thënë Kurti.

Postimi i plotë:

745 punëtorë të rinj i janë bashkuar Korporatës Energjetike të Kosovës në dy vjetët e fundit. 220 prej tyre nënshkruan kontratat e punës sot.

KEK-u ka shënuar fitim rekord viteve të fundit në vlerë prej 105.7 milionë euro dhe vazhdon të jetë siguresa e sigurisë sonë energjetike, teksa ecim sigurt drejt tranzicionit të drejtë të energjisë dhe shtimit të kapaciteteve të reja prodhuese.

Për një shtet që zhvillohet e ndërmarrje publike në shërbim të qytetarëve. Urime punëtorëve të rinj e punë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat