Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se VV duhe të mobilizojë elektoratin që më herët nuk e ka votuar në mënyrë që të marrë 50%.
Sipas Spahiut, plus i madh për Lëvizjen Vetëvendosje është prania e Agim Bahtirit në listën e saj.
“Fakti që e ka në listë Agim Bahtirin është goxha një plus i madh për VV-në. Disave ju doket qesharake, por ai është kryetari më jetëgjatë në historinë e Mitrovicës”, ka thënë Spahiu.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.