Tërmete të shumta në Kosovë, eksperti ka këtë mesazh

Aktuale

Tërmete të shumta në Kosovë, eksperti ka këtë mesazh

Më: 7 janar 2025 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka folur për rritjen e numrit të tërmeteve në vend, duke e cilësuar këtë si një dukuri normale për një zonë sizmike si Kosova.

“Është normale që të kemi tërmete, pasi në brendësi të tokës ka lëvizje dhe rrymim. Duhet të mësohemi me këtë fakt, sepse Kosova i përket një zone sizmike relativisht të lartë”, deklaroi Mustafa.

Sipas tij, zona të ndryshme të Kosovës mund të goditen nga tërmete me magnitudë deri në 6.5 shkallë të Rihterit.

Ndër zonat më të rrezikuara ai përmendi, Istog-Pejë-Prizren, ku janë regjistruar tërmete me magnitudë deri në 6.0 shkallë.

Po ashtu zona sizmike konsiderohen edhe Ferizaj-Viti-Gjilan,  si dhe pjesa  veriore e Kosovës, tha Mustafa në emisionin “Ora Shtatë”.

Megjithatë, ai përmendi se nuk ka arsye për panik, por është e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar dhe të përgatitur për tërmetet që mund të ndodhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat