Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sot besimtarët ortodoksë për Krishtlindje.
Osmani përmes një postimi nk “Facebook” tha se kjo festë duhet të shërbejë si moment reflektimi për dashurinë e solidaritetin.
“Në këtë ditë feste, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë për paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre.
Kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri.
Qoftë kjo kremtë një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka shkruar Osmani.