Vdes Hyda Dobruna, Kurti: Dobruna me aktivistë tjerë vendosën flamurin kombëtar për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore

Aktuale

Vdes Hyda Dobruna, Kurti: Dobruna me aktivistë tjerë vendosën flamurin kombëtar për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore

Më: 7 janar 2025 Në ora: 11:39
Hyda Dobruna

Ka ndërruar jetë, Hyda Dobruna, i cili ishte mes aktivistëve të grupit që e vendosën flamurin kombëtar shqiptar për të parën herë në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Kurti ngushëlloi familjen e Dobrunës nëpërmjet një postimi në Facebook.

Kurti ka shkruar se Hyda Dobruna, së bashku me shokët e tij Muhamet Brovina, Besnik Koci dhe Gjon Shtufi, flamujt e qepur nga Muhamet Brovina, i kishin vendosur nëpër shtylla rruge e trafostacione elektrike në Gjakovë.

Ata kishin shpërndarë edhe parulla me mbishkrimet “Poshtë Jugosllavia, rroftë Shqipëria” dhe “Rroftë flamuri kuqezi në zemrat e shqiptarëve”.

Atë kohë, Hyda Dobruna ishte mësimdhënës shkolle në Gjakovë, ku pesë javë më pas, më 8 qershor 1957 e arrestuan dhe e dënuan me pesë vite burgosje për shkak të përdorimit të flamurit kombëtar. Njësoj u arrestuan dhe u dënuan edhe Muhamet Brovina me 12 vite burgim, Besnik Koci me 9 vite, kurse Adem Krasniqi dhe Gjon Shtufi me nga 6 vite burgim. Pesë vitet e dënimit me burg, Hyda Dobruna i kaloi në burgun e Nishin ku punoi punë të rënda në shkritoren e burgut”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat