Lajçak: Mirënjohës për bashkëpunimin BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor gjatë mandatit tim

Aktuale

Lajçak: Mirënjohës për bashkëpunimin BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor gjatë mandatit tim

Më: 7 janar 2025 Në ora: 12:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka nisur vitin 2025 me një vizitë në SHBA.

Ai ka zhvilluar takime me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof si dhe ndihmëssekretarin James O’Brien.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “X”, Lajçak u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e fortë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit për ftesën ndihmësekretarit O’Brien dhe emisarit Kasanof! Më pëlqeu diskutimi ynë i gjerë sonte”, ka shkruar ai mes tjerash në postimin të cilit ia ka bashkëngjitur një fotografi me dy zyrtarët e lartë amerikanë.

Paraprakisht, Lajçak njoftoi për vizitën e tij të parë për këtë fillimvit në Amerikë të cilën e filloi me takimin me Kasanofin.

“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkimit Evropian dhe ShBA-së gjatë gjithë mandatit tim”, ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat