Kryeministri i vendit dhe kandidati i VV-së për këtë post, Albin Kurti, e ka prezantuar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kurti shkroi “cep më cep”, bashkëngjitur me numrin e VV-së që do ta ketë në zgjedhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje e ka hedhur shortin për numrat e partive politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku VV-ja në këto zgjedhje do të garojë me numrin 118.
Ndryshe Kurti para disa ditësh në një tubim me simpatizantët në sallën 1 tetori në Prishtinë, në prezantimin e kandidatëve për deputetë nga radhët e LVV-së, ka kërkuar 500 mijë vota të cilat sipas tij janë të nevojshme që të mos varen nga Lista Serbe, por as nga partitë tjera opozitare shqiptare, të cilat i quajti “të stërvjetëruara”.