Pas postimit të fotos së deputetit të LVV-së, Enver Dugolli, ka reaguar vet deputeti.
Ai i është kundërpërgjigj gazetarit Lirim Mehmetaj, të cilin e quan shërbëtor të Baton Haxhut, duke thënë se janë në siklet nga humbja e sigurt.
Ai ka dhënë edhe detaje edhe rreth fotografisë.
Reagimi në Facebook:
Paskan filluar riciklimin e shpifjeve ndaj meje. Është interesant ajo foto qarkullon çdo herë kur ndjehen në siklet nga humbja e sigurt, sidomos në fushata elektorale.
Kësaj radhe nga shërbëtori i bashkëpunëtorit të Stanishiqit, Baton Haxhiu.
Kjo është një tjetër shembull i qartë i propagandës dezinformuese, e cila synon të përbaltë figurën time dhe të dëmtojë integritetin politik përmes manipulimit të opinionit publik.
As në të kaluarën e as tash nuk kanë mundur të më dëmtojnë sepse qytetari (e sidomos votuesi i LV-së) e dinë mirë qe angazhimi im i vetëm në politikë është në Lëvizjen Vetëvendosje!
Tashmë dihet, se fotoja është bërë në odën e familjes së dëshmorit (Azem Kastrati), familje ne fshatin tim te lindjes dhe sot po tentohet të përbaltet sakrifica dhe lufta për liri. Ky është një sulm i pastër politik për të krijuar konfuzion dhe për të larguar vëmendjen nga temat e rëndësishme të fushatës elektorale.
Nëse përbaltuesit e luftës dhe vlerave të tyre e kanë problem respektin ndaj tyre, unë nuk e kam,i kam vizituar dhe do ti vizitoj çdo herë keto familje pavaresisht çka mund te interpretojnë tjerët, ndërsa përcaktimi im politik është i padiskutueshëm.
Qytetarët tashmë e dinë të vërtetën dhe nuk do të mashtrohen nga këto teknika të ulëta.