Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar dy familje në Shtërpcë për nder të festës së Krishtlindjeve.
Sveçla ka thënë se në këtë ditë feste, ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve.
“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi vizituam familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë të cilët hapën dyert për uruar e festuar së bashku me ta Krishtlindjen orthodokse.
Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja!”, shkroi Sveçla në Facebook