Lajçak e përfundon vizitën në Uashington: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan

Aktuale

Lajçak e përfundon vizitën në Uashington: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan

Më: 7 janar 2025 Në ora: 18:17
Miroslav Lajçak

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se e ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajçak tha se vizitën në ShBA e përfundoi me takimin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhment dhe Resurse, Richard Verma.

“E informova atë për zhvillimet rajonale dhe dialogun ku theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë BE-ShBA në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak.

Lajçak do të jetë në krye të dialogut Kosovë – Serbi deri në fund të janarit, teksa fliten dy emra për zëvendësimin e tij, diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat