Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se cila parti do të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit e vendosin qytetarët, por tha se diskursi që po përdoret është i padenjë për vetë qytetarët sepse tha se ata po i shohin vetëm si numra.
Gashi tha se në këto zgjedhje, gara është për numra dhe sipas tij, s’ka garë për ide, ideale e për besim.
“Fatkeqësisht, çka po shihet në këto zgjedhje është garë për numra dhe jo garë për ide, garë për numra dhe jo garë për ideale, garë për numra dhe garë për besim. Pra, një garë e padenjë e cila është një garë që qytetarët duhet ta injorojnë”.
“Diskursi që është imponuar, pasi normalisht, pushteti e imponon një pjesë të konsiderueshme të diskursit, por edhe opozita mundohet ta imponojë diskursin e vet është se ‘sa të këqij kanë qenë ata 20 vjet, e edhe na jena të këqij por jo aq të këqij’”, tha Gashi në “DPT te Fidani” .
Ai më tej e akuzoi Qeverinë Kurti duke thënë se ka një paaftësi totale dhe është e zhytur në krim, korrupsion, mungesë zhvillimi e ka tendencë të kapjes së institucioneve dhe sipas tij, këto e bëjnë të pamundur që të ketë një debat të mirëfilltë dhe përmbajtësor se çka ofrojnë ata për qytetarët.