Teksa fushatat zgjedhore pritet të fillojnë zyrtarisht së shpejti, raportet mes antarëve të partive politike po bien në sy.
Një “llojë” distance së fundi është parë mes kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe anëtarit të kësaj partie, kryetarit të kryeqytetit Përparim Ramës.
Krenar Xhaferi, kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9-të shkurtit, mes tjerash tha se një gjë e tillë nuk qëndron.
Ai tha që edhe Rama ishte pjesë e tubimeve që kjo parti ka filluar t’i mbaj, teksa mohoi se mund të ketë ftohje raportesh.
“Jo, ka qenë pjesë e takimeve, në tubimet publikë në shumicën ka qenë. E kemi përkrahjen e kryetarit në drejtim të fitores. Për këtë arsye janë edhe shumë kryetarë komunash në garë për deputet, dhe kjo garë është ideu e tillë që të hyjnë të gjithë që të kemi fitoren më 9-të shkurt e pastaj ta kemi edhe LDK-në duke udhëhequr”, tha ai.