Bedri Hamza për mjekët në specializim: Do të paguheni 100%

Aktuale

Bedri Hamza për mjekët në specializim: Do të paguheni 100%

Më: 7 janar 2025 Në ora: 18:53
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se me ligj të veçantë do ta pamundësohet ndryshimi i kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.

Këtë deklaratë Hamza e ka dhënë sot në takim me disa mjekë në specializim.

Ai ka thënë se specializantët duhet me u pagu 100% dhe se specializantët e të gjitha profileve shëndetësore në Kosovë do të kenë paga të dinjitetshme dhe kontrata të punës.

“Fushat duhet të ndahen sipas nevojave, jo me iu imponu një specializim që ju nuk e doni. Prandaj, në ligj duhet të specifikohet se cilat janë afatet që çdo vit, pas një viti, dy apo tri, me pas mundësi për specializime, që mos me pas nevojë me mendu se kur po del vendimi. Specializanti duhet ta ketë pagën e plotë, sepse punon aty. Është e vërtetë se e ka anën teorike, por e ka edhe anën praktike. Ata e kanë përfunduar financimin prej familjes e shtëpisë, me përfundimin e fakultetit 6 vjet. Specializantët duhet me u pagu 100%”, ka thënë Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat