Krasniqi flet për hapjen e fushatës

Aktuale

Krasniqi flet për hapjen e fushatës

Më: 7 janar 2025 Në ora: 19:01
Bedri Hamza, Memli Krasniqi

Memli Krasniqi ka dhenë detaje për tubimin me të cilin hapet fushata zgjedhore e PDK-së më 11 janar.

Ai ka thënë se në këtë fushatë do të prezantohen kandidatët e PDK-së për deputetë.

“Këtë të shtunë, më 11 janar, në ora 16:30, ju ftojmë të bashkoheni me ne në sallën 1 Tetori në Prishtinë, për hapjen zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

“Në këtë ngjarje të veçantë, do të prezantojmë edhe ekipin tonë të mrekullueshëm të kandidatëve për deputetë, që janë gati të punojnë për ju dhe vendin tonë”, ka thënë ai.

“Së bashku, me besimin dhe mbështetjen tuaj, me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamza, jemi gati të dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat